Një njësi e Gardës Kombëtare të Kalifornisë, e cila së shpejti do të dërgohet në Kosovë si pjesë e rotacionit të rregullt të forcave amerikane të KFOR-it, është trajnuar për këtë mision në Hohenfels në Gjermani, njoftoi ushtria amerikane.
Ushtarët po njihen me sfida të mundshme, siç janë trazirat civile, por edhe me bashkëpunimin me strukturat qeveritare dhe joqeveritare, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
Përveç kësaj, ushtarët po njihen me kushtet politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë.