Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes.
Kështu tha koloneli Nick Ducich i cili mori komandën e KFOR-it në Bondsteel. Pas ceremonisë së bartjes së komandës së Grupit luftarak Shumëkombësh Lindje, nga koloneli MIchael Spraggins, koloneli Nick Ducich nga California, i cili sapo mori detyrën e re tha se ky mision ka rëndësi të veçantë për të, pasi që është oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të betejës-Lindje.
“ Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm, kontribuim për lirinë e lëvizjes dhe një ambient të sigurt. Ne do të vazhdojmë të mbajmë jo anshmërinë, derisa do të punojmë të mbështesim zhvillimin e një Kosove stabile të qetë, për të gjitha palët e interesuarit në regjion. Ky mision ka një rëndësi të veçantë personale për mua. Unë jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh të Betejës-Lindje. Unë jam i privilegjuar të shërbej këtu dhe të jap angazhimin tim me të madh, për një ambient të sigurt për gjithë popullin e Kosovës”, tha Ducich.
Ndërsa i pyetur për rolin e KFOR-it, në rast të aktivizimit dhe arrestimeve nga Gjykata Speciale, ai tha se nuk janë pjesë e proceseve politike, por do të jenë të gatshëm, t’i përgjigjen ndonjë trazire të mundshme.
“Ne nuk do të jemi pjesë e këtij procesi politik. Ne do të jemi të gatshëm t’i përgjigjeshim ndonjë trazire, të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit”, tha ai.
E komandanti në largim Michael Spraggins tha se është i lumtur që po kryen misionin e tij, por njëkohësisht dhe i mërzitur që po largohet nga Kosova.
“Sot po iu flas me gëzim dhe mërzi në të njëjtën kohë. Gëzimi është se unë dhe ekipi im në kuadër të KFOR-it 21 së shpejti do të jemi në shtëpi me familjet dhe miqtë tanë, duke ditur se kemi pasur një rotacion të suksesshëm. Ne gjithashtu jemi të lumtur që misioni ynë ishte i suksesshëm dhe që u shënua me paqe dhe siguri për gjithë popullin e Kosovës. Mërzitem sepse është koha tu them lamtumirë shumë miqve të rinj dhe gjithashtu një vendi dhe njerëzve që veç fillova ti dua thellësisht. Kam mësuar shumë për këtë vend magjepës dhe për njerëzit e mrekullueshëm me prejardhje dhe etnicitet të ndryshëm dhe unë tani veç ndjej një lidhje dhe kujdes të thellë”, tha ai.
Ndërsa tha se ndjehet krenar, për punën që ka bërë në kuadër të KFOR-it.
“Unë jam krenar për punën që ka bërë ekipi im në kuadër të KFOR-it 23. Përveç punës tonë me aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s, ne kemi zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera dhe kemi bërë trajnime të shkëlqyera me FSK-në dhe Policinë e Kosovës. jam krenar për diversitetin që këto agjenci kanë ndjekur, jo vetëm etnikisht, por dhe në lidhje me integrimin e femrave në] organizatat e tyre. Këto organizata të sigurisë demonstrojnë një angazhim të fortë për kryer me sukses misionet e tyre, por gjithashtu për të përqafuar diversitetin dhe barazinë në nj mënyrë që është shumë e lavdërueshme. Uroj që miqtë dhe partnerët tanë në FSK dhe PK të vazhdojnë suksesin në misionin e tyre, të rëndësishëm kë]tu në Kosovë”, tha ai.
E zëvendëskomandanti i KFOR-it Janos Csombok tha se ky ndryshim i komandës tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara, si një kontribuues i manovrimit të KFOR-it.
“Ky ndryshim i komandës tregon vazhdimin e udhëheqjes dhe përkushtimit ndaj një trashëgimie të gjatë dhe të dalluar të Shteteve të Bashkuara, si një kontribuues i madh i manovrimit të KFOR-it. SHBA po vazhdon ta mbështet misionin e KFOR-it, në shumë detyra udhëheqëse dhe me oficer të tjerë të stafit në tërë spektrin e aftësive të KFOR-it.. Ndër të gjitha aktivitetet që ushtarët e shkëlqyer kanë udhëhequr ose kanë qenë të përfshirë këtu, janë disa nga pikat kryesore dhe arritjet kryesore të ushtarëve të BSHKL-së. Udhëheqja, pjesëmarrja dhe kontributi bashkëpunues në patrullat e sinkronizuara brenda forcave të armatosura serbe, në vijën kufitare administrative. Patrullat që i keni kryer i hapën rrugë përparimit të ardhshëm në këtë zonë shumë të ndjeshme.. zgjedhjet komunale në tetor, kërkonin angazhimin e KFOR-it. BSHKL ka kryer një operacion të suksesshëm për të siguruar mjedisi të qet ë dhe të sigurt, për zgjedhje të drejta. Një shembull i përkryer për përkushtimin tuaj të thellë ndaj misionit dhe popullit të Kosovës”, tha ai.