‘Amerikën e kemi mik, por s’do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë’, Gashi publikon pjesë nga intervista e Demaçit më 1996

Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një fragment nga intervista e Adem Demaçit dhënë për TVSh në dhjetor 1996, shkruan Syri.net Kosova

Në atë intervistë, sipas Gashit, Demaçi në mes tjerash, kishte thënë se “Amerikën e kemi mik, porse, pse e kemi mik, nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë”.

 “Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria. Ne duhet të përpiqemi dhe ta bindim Amerikën të heqë dorë prej zgjidhjes që po na e ofron: që të mbesim koloni e Sërbisë”, kishte thënë Demaçi në intervistën e vitit 1996.

Postimi i plotë

Fragment nga intervista e Adem Demaçit dhënë për TVSh në dhjetor 1996:
«Nëse e do lirinë, atëherë, duhet të angazhohesh. Amerikën e kemi mik, porse, pse e kemi mik, nuk do të thotë se duhet ta dëgjojmë gjithmonë. Amerika është shtet i lirë dhe nuk na beson se ç’është robëria. Ne duhet të përpiqemi dhe ta bindim Amerikën të heqë dorë prej zgjidhjes që po na e ofron: që të mbesim koloni e Sërbisë».

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme