Amfilohije: Tradhtia më e madhe e Malit të Zi është njohja e pavarësisë së Kosovës

“Vetëm të pakokët mund të heqin dorë nga Kosova e Metohia. Vetëm të pakokët kanë mundur të pranojnë shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga Serbia, dhe nga Mali i Zi. Ata janë pa kokë dhe pa ndërgjegje”.

Kështu ka deklaruar Mitropoliti i kishës ortodokse të Malit të Zi, Amfilohije Radoviq, mbrëmë në Podgoricë, ndërsa ka theksuar se “kjo është tradhtia më e madhe e Malit të Zi në historinë e vet”.

Këto komente, ai i bëri në natës hapëse të Akademisë së mbajtur në nder të Shën Simeon Miro-rrjedhësit, nga ku, siç raportojnë mediat në Serbia, ka filluar një festë tre-ditore kushtuar këtij shenjti, transmeton Koha.net.

Mitropoliti Amfilohije u ka dëshiruar mirëseardhje dhe mirënjohje seminaristëve nga Prizreni “të cilët kishin ardhur për të dëshmuar se Kosova dhe Metohija, të cilën e ka sunduar Shën Simeoni, është zemra e qenies sonë kombëtare”.

Ai ka shtuar se Kosovën nuk e ka njohur Mali i Zi, por atë e kanë bërë “shefat e tij aktualë”.

“Pjesa më e madhe e popullit, të dashur fëmijë, kanë edhe kokë e ndërgjegje dhe vetëdije e kujtesë, por momentalisht qeverisja është e këtillë. Dhe të tillë janë edhe ata që kanë nënshkruar marrëveshjet e Brukselit, të cilët negociojnë e pajtohen në Bruksel me ata që kanë sjellë deri në këto tragjedi, deri në nazi-fashizëm të ri – më i keq se nazi-fashizmi – të okupimit të Kosovës dhe Metohisë, sot bisedojnë me Hashim Thaçin, i cili i ka duart e përgjakura deri në supe”, ka thënë mes tjerash Mitropoliti Amfilohije.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme