Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i ligjit për amnistinë penale, duke hapur rrugën për lirimin e 1335 personave të dënuar në vend.
Mes përfituesve janë edhe gra dhe të mitur, ndërsa mijëra persona të tjerë përfitojnë faljen e ndjekjes penale për kundërvajtje dhe vepra me rrezikshmëri të ulët.
Sipas të dhënave nga institucionet e vuajtjes së dënimit, një pjesë e të dënuarve do të lënë qelitë gjatë zbatimit të këtij ligji.
Në burgun e Drenovës pritet të lirohen 60 persona të dënuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa nga burgu i grave në Pojskë do të përfitojnë lirinë 12 të dënuara.
Numri i përfituesve sipas institucioneve është:
Lushnja – 127 të liruar
Fieri – 104 të liruar
Reçi – 101 të liruar
Rrogozhina – 94 të liruar
Korça (Drenova) – 60 të liruar
Ligji për amnistinë penale u miratua nga Kuvendi më 18 qershor dhe u dekretua nga Presidenti Bajram Begaj më 30 qershor, duke hyrë tashmë në fuqi.
Nga amnistia përfitojnë personat që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 maj të këtij viti, edhe në rastet kur vendimi i Gjykatës së Apelit nuk është zbardhur ende./Oranews



The post Amnistia penale, ja emrat e të burgosurve që fitojnë lirinë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.




