AMP pezullon nga detyra dy oficerë nga detyra, njëri prej tyre i përfshirë në aktivitetin e narkotikëve dhe tjetri ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, më urdhër të Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy oficerë një të Beratit e një të Divjakës, pasi kanë shpërdoruar detyrën e tyre.


Në Divjakë është pezulluar Oficeri i Patrullës së Përgjithshme, B.D., 30 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në Berat është pezulluar Ndihmës specialisti i policimit në komunitet, A.Ç., 57 vjeç, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme në njësinë administrative Velabisht, zonë kjo nën përgjegjësinë e tij.

Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NJOFTIM

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme