Ana Brnabiq: Nuk kam bërë thirrje për luftë në Kosovë

“Fokusi ynë janë arsimi dhe shkollat, jo armët dhe ushtria”, deklaroi kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe vuri në dukje se as dje dhe asnjëherë më parë nuk kishte bërë thirrje për luftë, siç e kanë interpretuar disa media të caktuara të huaja, por për paqe dhe stabilitet, raportojnë mediat serbe, transmeton “Zëri.info”.

Brnabiq u tha gazetarëve në Beograd se i vinte shumë keq për mënyrën në të cilën disa media individuale botërore interpretuan deklaratën e djeshme të saj, për shkak se rezulton se Serbia po kërcënon me diçka.

“Ata në fjalimin tim ku kam bërë thirrje dhjetë herë për paqe shkëputën nga konteksti gjysmën e fjalisë time. U duk se Serbia është duke kërcënuar me diçka, më vjen keq për këtë, por kjo është një perceptim i rrënjosur thellë kundër nesh, kundër të cilit ne duhet të luftojmë”, tha Brnabiq.

Ajo shtoi se askund në media e huaja nuk ka lexuar asgjë për 15 ditët që serbët në Kosovë nuk kanë shtyp në gjuhën e tyre, dhe ne flasim për Evropën në shekullin e 21-të.

Ajo thotë se askush nuk shkruan në lidhje me serbët në Kosovë nëse do të mirëpresin Krishtlindjet, duke mos ditur se a do të ketë ngrohje apo ilaçe, dhe se mediat ndërkombëtare Reuters apo AP-ja nuk kanë raportuar se a kanë të drejta themelore të njeriut serbët në Kosovë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme