Ana e errët e Kremlinit

Më 25 janar, dhjetëra e mijëra emaila dhe dokumente ruse janë publikuar, pasi që hakerët ngarkuan të dhëna të madhësisë prej 170 gigabajtësh në Internet.

Katalogu i të dhënave të publikuara – i njohur si Ana e errët e Kremlinit – është publikuar prej anës së një organizate të transparencës, të quajtur Mohimi i Distribuuar i Sekreteve (DDoS), shkruan “Al-Jazeera”, transmeton “Koha Ditore”.

Dokumentet dhe emailat privatë të figurave të larta politike e fetare ruse, të oligarkëve dhe ushtrisë janë në mesin e një morie informatash të ndriçuara së fundi.

DDoS-i përbëhet kryesisht prej “haktivistëve” ukrainas dhe rusë. Në uebfaqen e tij, grupi bën të ditur se nuk e mbështet “kurrfarë kauze, ideje a mesazhi përtej garantimit që informimi të jetë i qasshëm për të gjithë ata që kanë më së shumti nevojë për to – njerëzit”.

Gazetarja dhe anëtarja bashkëthemeluese e DDoS-së, Emma Best, një shtetase amerikane ka thënë “informimi është synimi ynë i vetëm”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme