Analisti Neritan Albali është shprehur se i qëndron logjikës që zgjedhjet i fitojnë partitë në Shqipëri.
Për këtë arsye, tha ai në emisionin ‘Log.’ në News24, opozita nuk duhet të qahet, por të hyjë në zgjedhje me të gjitha mjetet që ka në dorë.
“I qëndroj logjikës që zgjedhjet i fitojnë partitë në Shqipëri. Opozita ka një mision përtej normales. Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë normale.
Pushteti i përdor resurset materiale, njerëzor, kapacitet që ka në dorë etj. Në këtë aspekt opozita nuk duhet të qajë.
Ka vite që ankohet dhe duket se nuk bën gjë tjetër vetëm duke u qarë.
Opozita duhet të hyjë në zgjedhje duke përdorur mjetet që ka në dorë”, tha Alibali.