Analiza e ish-zv.ministres së Financave për rritjen e pagave minimale: Thikë me dy presa, rrezikon shkurtimin e vendeve të punës

Ish-zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj ka bërë një analizë për pasojat që sjell vendimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale me 2 mijë lekë të reja. Sipas ish-zyrtares së lartë në kabinetin Rama, Qeveria “mbledh 27.9% sigurime shoqerore edhe shendetësore mbi cdo lek shtese te pages bruto”.


Ndaj shtesa prej 2,000 lekë e pages minimale për 220,000 punonjës që kanë pasur deri më sot pagën 300 mijë lek të vjetra, “shton te ardhurat 9 mujore ne buxhet me 1.1 miliard lekë. Nderkohë që rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek”.

Por këto kosto, shkruan Beqiraj, janë thikë me dy presa sepse 4.6 miliardë, “do të përballohen nga biznesi duke rritur koston e ketij te fundit. Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon te parat fitimet, por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme e cmimeve. Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerabel”.

POSTIMI I PLOTE I IRENA BEQIRAJT

Te shpjegojme paketen e rezistences !

Rritja e pages minimale

Per 220,000 punonjes qe paguhen me page minimale rroga do te rritet nga 30,000 lek ne muaj ne 32,000 lek .

Qeveria mbledh 27.9% sigurime shoqerore edhe shendetsore mbi cdo lek shtese te pages bruto .Shtesa prej 2,000 lek e pages minimale per 220,000 punonjes, shton te ardhurat 9 mujore ne buxhet me 1.1 miliard lek .

Nderkohe qe rritja neto e pagave per 220, 000 punonjes per 9 muaj do te jete rreth 3.5 miliard lek.

Te dy keto shuma (4.6 miliard) do te perballohen nga biznesi duke rritur koston e ketij te fundit . Kuptohet ne kapitalizem biznesi nuk zvogelon te parat fitimet, por do te perpiqet te percojne qofte edhe pjeserisht kete rritje tek rritja e metejshme e cmimeve.

Nese nuk mundet te rrise cmimet do te shkurtojne kostot duke perfshire edhe ato te punesimit, duke filluar me me pak te kualifikuarit , pra shtresat me vulnerabel.

Thike me dy presa kjo puna e rritjes se pages minimale per ekonomine. por padyshim do krijoje te ardhura shtese per buxhetin .

Ps. Nuk po flas per rritjen e produktivitetit per puntor ….. Koncept shkencor i veshtire ne kohe rezistence !

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme