Anastas Janullatos në gjendje kritike, media greke për Kryepeshkopin: Mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në ICU

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas  Janullatos ndodhet në spital në gjendje të rëndë por të qëndrueshme.


Burime për gazetën greke Protothema, nga spitali Evangelismos, kryepeshkopi 95-vjeçar mbetet i intubuar, por hemodinamikisht i qëndrueshëm në ICU, ku u shtrua të premten e kaluar pas operacionit njëorësh që iu nënshtrua për të trajtuar hemorragjinë gastrike.

Siç është bërë e ditur, Kryepeshkopi ka pasur hemorragji gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë që u njoh me të, u përpoqën ta trajtonin.

Kujtojmë se Fortlumturia e Tij z. Anastas është shtruar në spitalin Evangelismos që nga e premtja (3 janar), kur u transferua në Athinë nga Tirana me avionë të Forcave Ajrore.

Prej datës 30 dhjetor ai ishte i shtruar në një klinikë në Tiranë. Diagnoza fillestare ishte një virus sezonal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme