Ancelotti i dëshpëruar nga humbja, kritikon lojtarët

Ancelotti i kritikon lojtarët, e tregon arsyen e humbjes.

Carlo Ancelotti ka mbetur i dëshpëruar me paraqitjen e ekipit të tij, i cili e pësoi humbjen e parë sezonale në La Liga pasi u mposht nga Rayo Vallecano, 2:3.

Trajneri i Real Madridit është shprehur kritik ndaj lojtarëve të tij në analizën që ia bëri lojës së mbrëmshme.

“Kemi bërë gabime. Na mungoi forca që e kishte Rayo. Kualiteti nuk ishte i mjaftueshëm për ta barazuar rezultatin. E kishim një nivel të forcës inferior karshi tyre”, u shpreh fillimisht trajneri italian në konferencë për shtyp, shkruan “Gazeta Express”.

A humbi Reali pasi lojtarët e tij po mendojnë qysh tash për Kupën e Botës?

“Nuk besoj se ishte për këtë. Nuk jemi të freskët sepse kemi zhvilluar shumë ndeshje. Nuk ishim të freskët, nuk ishim të mirë si më parë, por është normale. Nuk është problem fizik, kishim probleme taktike. Është dashur të luanim më shumë me topa të gjatë”, nënvizoi ai.

“Jemi të dëshpëruar që e humbëm primatin. Pjesa e parë e sezonit ka shkuar mjaft mirë, më mirë se kurrë më parë. Nuk jam i dëshpëruar me skuadrën. Ju kam thënë se ju mungoi forca dhe në ndeshje si kjo, nëse nuk përgjigjesh me intensitet, kualiteti nuk mungon. Sidoqoftë, kampionati është mjaft i gjatë.”, përfundoi Ancelotti”.

Kampioni aktual spanjoll gjendet dy pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme