Andonovska: Një vizitore e Kopshtit Zoologjik ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve

Një vizitore e kopshtit Zoologjik ka kërkuar që të testohet për gripin e shpendëve, njoftoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Sipas informacioneve, gruaja fillimisht ka shkuar në Klinikën Infektive nga ku është udhëzuar që të shkojë në Institutin e Shëndetit Publik, atje është testuar dhe ende po priten rezultatet nëse është e infektuar me këtë grip ose jo. Andonovska apelon qytetarët të mos krijojnë panik, pasi duke pasur parasysh faktin se të punësuarit e kopshtit Zoologjik kanë rezultuar negativ, janë shumë të vogla shanset që vizitorët të jenë infektuar me këtë virus. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme