Aplikacioni celular m.Shërbime është gati dhe aktualisht po testohet. Ministri i Administratës Publike, Andonovski, njoftoi se aplikacioni do të prezantohet para qytetarëve në tetor.
Aplikacioni është zhvilluar nga inxhinierë maqedonas në kuadër të një projekti prej 1.5 milionë eurosh, në bashkëpunim me Poloninë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian. Sipas Andonovskit, m.Shërbime do të zhvillohet më tej me funksionalitete të reja, me synimin që deri në vitin 2028 të shndërrohet në një portofol digjital evropian.
Ministri gjithashtu theksoi se disa institucione ende nuk pranojnë dokumentet elektronike, pavarësisht se kjo është detyrim ligjor.



