Ish kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski do të jetë zv/ministër i jashtëm, mëson Telma.
Zhernovski ka qenë deputet nëntë vjet deri më 2013 kur dhe bëhet kryetar komune. Kjo pozitë deri tani ishte pjesë e bisedimeve mes LSDM-së dhe BESËS, por si duket gjërat kanë ndryshuar në moment të fundit.
Jo zyrtarisht deputeti i LSDM-së Petar Atanasov është kandidat për zv/ministër i Arsimit, derisa Arbër Ademi nga BDI ulet në karrigen e të parit në këtë dikaster.
BESA krahas ministrisë së Kulturës fiton edhe dy vende zv/ministrash, ndërsa PDSH ministrinë për investime të huaja dhe zv/ministrin në Transport dhe lidhje.