Sipas të gjitha gjasave, Prishtina po ndryshon qasjen ndaj kandidaturës së saj për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol, duke shpresuar që t’i japë fund një sërë përpjekjeve të pasuksesshme për tu pranuar në këto organizata ndërkombëtare, shkruan ‘Sputnik’.
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Halil Matoshi njoftoi se Kosova këtë vit do të aplikojë për pranim në Interpol dhe është gati të aplikojë për pranim në UNESCO.
Duke komentuar për këtë çështje, ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se kjo është një përpjekje e dështuar.
“Vetëm për tu zbatuar kërkesa duhet të pritet deri në vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se si funksionon UNESCO, shtetet anëtare do të diskutojnë në fund të vitit 2019 në Konferencën e Përgjithshme e cila vendos për aplikim dhe anëtarësim”, ka deklaruar Tanaskoviq, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se këto përgatitje për paraqitjen e aplikimeve të shpallura nga Prishtina, duke pasur parasysh se gjasat e Kosovës për pranim në UNESCO tani janë në progresë, nuk kanë qenë të parakohshme.
Sipas tij, në fund të vitit të kaluar kur nuk është dorëzuar kërkesa për anëtarësim, është kuptuar se situata dhe atmosfera në UNESCO dhe në bashkësinë ndërkombëtare ka treguar që Kosova nuk ka shans të madh për t’u pranuar në këtë organizatë.
“Mendoj se shanset tani janë më të pakta sesa në vitin 2015 kur kërkesa e Prishtinës u refuzua me një rezultat të ashpër. Kjo është konfirmuar nga disa politikanë kosovarë veçanërisht nga qeveria e mëparshme të cilët theksojnë se sinjalet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare nuk janë të mira dhe nuk premtojnë shumë”, ka thënë Tanaskoviq.
Nikoviq Brand, anëtar i Organizatës Botërore të Shefave të Policisë, ka thënë se shqiptarët nuk e kanë përkrahjen për tu bërë pjesë e Intepol-it.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë ndikimin amerikan në të gjitha strukturat policore të shumë vendeve të botës. Amerikanët shpesh tregtojnë dhe shantazhojnë asistencë teknike për policinë në disa vende nëse që të votojnë për pranimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë ai.
Sipas Nikoviq, gjatë bisedës së zyrtarve serbë me ndihmës sekretarin e Shtetit, Ëess Mitchell sigurisht që është diskutuar që Serbia të mos e bllokojë pranimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare si OKB-ja duke përfshirë edhe Interpolin.
Ai beson se diplomacia serbe në kontakt me përfaqësuesit e shteteve të forta por edhe me organizatat policore anembanë botës duhet të përjashtojnë pranimin e Kosovës në Interpol.
Për anëtarësim në Interpol, Kosova kishte aplikuar për herë të parë në gusht të vitit 2010./Lajmi.net/