Rusia është për qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen e Prespës për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë.
Ambasadori rus në Greqi, Andrej Masllov, ka thënë se Rusia nuk ka asgjë kundër kësaj marrëveshje dhe do ta njoh atë.
“Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse kjo bëhet pranohet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, atëherë ne do të njohim këtë”, thotë Masllov, i pyetur nëse është e mundur që Moska të vendosë veto të marrëveshjes në Këshillin e Sigurimit të KB-së.
Por, ai ka thënë se Rusia është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
Ambasadori rus ka thënë se në rast të anëtarësimit, Rusia do të marrë masa.