Anëtari i grupit DNK, Vlladimir Bllazhev-Panço është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën

“Pacienti Vlladimir Bllazev-Panço është në reanimacion që nga pranimi. Në këtë repart aplikohet niveli më i lartë i kujdesit mjekësor. Pas kryerjes së trajtimit intensiv, ajo që mund të themi është se pacienti është në gjendje stabile dhe aktualisht është jashtë një gjendjeje të rrezikshme për jetën. Trajtimi i tij vazhdon në repartin e terapisë intensive”, thonë nga Sistina.

Nga spitali theksojnë se informacioni për gjendjen shëndetësore të Panços është dhënë nga ekipi mjekësor përgjegjës për trajtimin e tij dhe është i vetmi informacion zyrtar i konfirmuar nga spitali, duke mohuar informacionet e fundit për përkeqësimin e gjendjes së artistit siç u raportua në disa nga mediat vendore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme