Anëtari i “Syrit të popullit” akuzohet se e detyroi për seks oral shokun e dhomës

Në maj të vitit të kaluar derisa anëtari i organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’, Avni Llumnica po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, akuzohet se ka detyruar shokun e tij të dhomës të bëjë seks oral me të, raporton Insajderi.

Llumnica sipas Prokurorisë Speciale kishte ndihmuar Murat Jasharin në tentim vrasjen e Azem Vllasit të cilin e kishte plagosur në banesën e tij. Llumnica pretendohet se me veturën e tij të tipit BMW X6 e ka sjellë Jasharin nga Zvicra teksa i ka ofruar qëndrim në shtëpinë e tij që më pas ta kryej sulmin ndaj Vllasit.

Llumnica dyshohet se me 11 mars të vitit të kaluar kishin qëndruar së bashku me Jasharin në villen “Panorama” në Matiqan ku nga aty e kishte dërguar Jasharin në një hotel në Veterrik ku me që rast me 12 mars do ta zbatonte planin për vrasjen e Azem Vllasit.

Shoqërimin me një burrë Llumnica e kishte përdorur ndryshe nga qëndrimi i tij me Jasharin. Përderisa ai ishte duke qëndruar në paraburgim, Llumnica ka detyruar shokun e tij të qelisë të bëjë seks oral.

Po ashtu anëtari i Syrit të Popullit dyshohet se viktimës në fjalë ditë më parë e kishte ngacmuar seksualisht duke i prekur organin e tij dhe duke e puthur me forcë në buzë, duke i ka shkaktuar lëndime viktimës, raporton Insajderi.

“Derisa ishte në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, më datë 16.05.2017 rreth orës 14:30 duke e përdorur kanosjen dhe forcë e ka dhunuar të dëmtuarin [emri i të cilit nuk do të publikohet] pa pëlqimin e tij e ka kapur me forcë për krahun e majtë me kanosje dhe dhunë e ka futur në banjë të dhomës së paraburgimit, më pas e ka zhveshur dhe e ka detyruar viktimën që t’i bëjë seks oral për një kohë të shkurt, më pas i pandehuri ka bërë ejakulimin në banjë, po ashtu i pandehuri ditë më parë e ka ngacmuar seksualisht viktimën duke e prekur në organin gjenital duke i fol për marrëdhëniet seksuale në mes të meshkujve dhe se e kishte puthur me forcë në buzë duke  i shkaktuar lëndime të lehta viktimës”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme