Angelina Jolie i kërkon NATO-s të luftojë krimet ndaj femrave në zonat e luftës

Ylli i Hollivudit, Angelina Jolie, njëherësh e dërguar speciale e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, ka thënë se shfrytëzimi i dhunimit si “mjet lufte” nuk duhet të pranohet dhe ka kërkuar që NATO-ja ta merr udhëheqjen në zmbrapsjen e krimeve kundër grave në zonat e konflikteve.

Aktorja Jolie ka folur së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedimeve të sotme me të në selinë e Aleancës Perëndimore ushtarake në Bruksel.

“Ne sot kemi folur për rolin potencial të NATO-s në ndihmën e krijimit të përgjegjësisë më të madhe globale dhe zmbrapjes nga krimet kundër femrave në zonat e luftës, për ta shtuar përfaqësimin e grave në ushtritë dhe për ta forcuar stërvitjen dhe doktrinën për ta bërë NATO-n lider global ushtarak në këtë fushë”, tha Angelina Jolie.

“Dhuna kundër grave dhe fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një veçori në rritje e konfliktit dhe epasigurisë në gjithë botën”, tha Jolie dhe ka shtuar se “akoma, përdorimi i dhunimit si mjet lufte ishte shikuar si një ngjarje e paevitueshme e konfliktit dhe si krim më i vogël dhe problem shumë i vështirë ose shumë i dhimbshëm për shoqëritë për ta diskutuar”.

Jolie dhe Stoltenberg thanë se ata mund ta vizitojnë Afganistanin për të diskutuar për çështjen e abuzimit seksual të vajzave dhe djemve në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme