Anglia e nis me fitore Evropianin, mposht Serbinë

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Serbisë me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, shkruan Indeksonline

Bellingham realizoi me kokë në pjesën e parë pas një asisti të bukur nga Bukayo Saka.

Shumë tifozë të “Tre Luanëve” nuk u ndanë të kënaqur me paraqitje sonte, por me rëndësi për Gareth Southgate ishin tri pikët.

Ndeshjen e ardhshme, Anglia e zhvillon ndaj Danimarkës, kurse Serbia luan ndaj Sllovenisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme