Anglia vatra e re e infeksioneve, zbulohet mutacioni i ri i koronavirusit, alarmi i OBSH: Është më ngjitës se Omicron

Britania e Madhe duket se po kthehet në një vatër të re infeksioni. Ditët e fundit atjë është zbuluar një mutacion i ri i koronavirusit.


Bëhet fjalë për mutacionin XE që sipas shkencëtarëve vendas është 10% më ngjitës se varianti BA.2 i Omicronit, që konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me të gjitha mutacionit që kanë qarkulluar deri më tani.

Autoritetet shëndetësore britanike thonë se praninë e mutacionit të ri e kanë zbuluar tek të paktën 600 pacientë të infektuar me Covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vendosi që përhapja e mutacionit të ri të mbahet nën mbikëqyrje. Tani për tani nuk dihet nëse ky mutacion shkakton pasoja më të rënda shëndetësore se Omicroni.

Eksperienca me mutacionet e COVID-it ka treguar se sa më shpejt të përhapet një variant i ri, aq më pak dëme shëndetësore shkakton, siç tregoi edhe përhapja e Omicronit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme