Përgatiti: Nuhi Shala – KALLXO
Rezultatet e anketës tregojnë se dëshira për të lëvizur në BE është shumë e fortë në mesin e atyre që nuk e kanë vizituar BE-në më parë, ndërsa të gjithë të anketuarit që e kanë bërë një gjë të tillë, pra e kanë vizituar BE-në thonë se nuk mendojnë të lëvizin atje së shpejti, raporton SchengenVisaInfo.com.
Më detajisht, 50.9 për qind e të anketuarve kanë përvojë udhëtimi në BE, ndërsa për të tjerët, kjo do të ishte hera e parë që do të udhëtonin.
Për më tepër, përqindja e të anketuarve që planifikojnë të largohen nga Kosova pas liberalizimit të vizave dhe që gjenerojnë më pak se 300 euro në muaj, si dhe të atyre që arrijnë nga 300 deri në 500 euro në muaj, është 18.4 për qind, që tregon se sa më i ulët të jetë niveli i të ardhurave mujore janë, aq më i lartë është numri i personave që duan të largohen.
Ky pretendim mbështetet më tej pasi vetëm 2.6 për qind e të gjithë të anketuarve kanë plane të udhëtojnë në BE dhe të fitojnë rreth 1000 euro në muaj..
Shumica e të anketuarve ishin gra (61.4 për qind), dhe statusi i tyre profesional ishte kryesisht si të punësuara, siç kanë thënë 88.5 për qind, ndërsa 59.6 për qind e të anketuarve kishin arsim të lartë ose më të lartë.
Për më tepër, profesioni më i zakonshëm është IT, Teknologjia dhe Mediat e Komunikimit, me 46.5 për qind të të anketuarve që kanë një profesion të tillë.
Të pyetur se cilat janë arsyet më të rëndësishme për të mos u larguar nga Kosova, 57 për qind e të anketuarve i kanë përmendur anëtarët e familjeve të tyre, të ndjekur nga miqtë (27,2 për qind), dhe 17,5 për qind të tjerë i kanë përmendur motivet e patriotizmit.
Për sa u përket atyre që planifikojnë të largohen nga Kosova, shtysa kryesore për një largim lidhet me punësimin (74.5 përqind) dhe turizmin (53.2 përqind). Gjermania, Zvicra dhe Franca janë destinacionet kryesore për të anketuarit, me 55.3 për qind të të anketuarve që kanë treguar se kanë qëllime të lëvizin në këto vende brenda një viti pasi të nisë liberalizimi i vizave (76.6 për qind) dhe brenda pesë viteve të ardhshme (10.6 për qind), ndërsa 12.8 për qind të tjerë nuk kishin ndonjë përgjigje.
Sa i përket tregut të punës, 95.7 për qind e të anketuarve besojnë se liberalizimi i vizave do të ndikojë në fuqinë punëtore të Kosovës, dhe 74.5 për qind e të anketuarve të tjerë thonë se liberalizimi i vizave do të ketë efekt pozitiv për kosovarët.
Megjithatë, arsyeja kryesore pse kosovarët do të lëviznin në vendet e BE-së qëndron tek kjo mundësi; cilësia më të mirë të jetës, me 78.7 për qind të të anketuarve që e konfirmojnë këtë. Pagat më të larta (68.1 përqind), më shumë mundësi pune (55.3 përqind) dhe sundimi i ligjit (51.1 përqind) janë arsyet kryesore që kosovarët të largohen nga vendi i tyre për në BE.
Në një artikull të fundit nga SchengenVisaInfo.com, ekspertët për këtë çështje, si dhe pronarët e bizneseve, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë tani dhe t’i përmirësojnë kushtet e punës për punonjësit pasi ata mund të rrezikojnë ta humbasin fuqinë punëtore pas liberalizimit të vizave që do të fillojë në janar të vitit 2024.
Statistikat e Shengenit (Schengen Statistics) zbulojnë se Kosova është renditur në mesin e top 20 vendeve në botë me aplikantë për viza Shengen në vitin 2022. Më konkretisht, vitin e kaluar janë regjistruar 121,972 aplikantë për viza kosovare, duke e renditur Kosovën në vendin e 18-të, ndërsa në vitin 2021, ishte në vendin e 16-të me gjithsej 44,666 aplikime për viza./Schengen Visa Info