Anketa: Vazhdon rënia e BDI – së dhe ngritja e BESËS

Te partitë shqiptare rejting më të lartë ende ka BDI, mirëpo tani ka rënë në 5.7 për qind, kurse menjëherë pas saj është Lëvizja Besa, rejtingu i së cilës është rritur në 4.4. për qind. Rritje e butë e rejtingut vërehet edhe te Aleanca për Shqiptarët, e cila tani gëzon përkrahje prej 1.2 për qind.

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së institutit Pavel Shatev, sipas të cilës VMRO-DPMNE udhëheq te kampi maqedonas, karshi LSDM-së.

Mirëpo disa ekspertë shqiptarë të statistikave, thonë se rejtingu i BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së në këtë anketë duhet marrë me rezervë, sepse “Pavell Shatev” u formua në kohën kur VMRO dhe BDI ishin në pushtet, prandaj mund të favorizojë këto dy parti në sondazhet e veta. Për këtë arsye ata nuk përjashtojnë mundësinë që VMRO dhe BDI tani të kenë rënë pas LSDM-së, respektivisht Lëvizjes Besa.

Anketa tregon udhëheqje të bindshme të VMRO-DPMNE-së me 37.8 për qind, kundrejt LSDM-së, me 20.7 për qind. Këto janë rezultatet sa i përket pyetjes “Cila parti mendoni se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme”, transmeton Gazeta Lajm.

Procentualisht gati të njëjta janë edhe rezultatet ndaj pyetjes: “Për cilën parti do të votoni nëse zgjedhjet mbahen javën e ardhshme?”. Për VMRO-DPMNE-në janë përcaktuar 26.7 për qind, për LSDM-në 18.8, për BDI-në, 4.6, për Lëvizjen Besa 3.8, për Aleancën 1.7 dhe për PDSH-në, 0.9 për qind.

Kjo anketë është realizuar në periudhën 29 gusht-1 shtator dhe tregon pakënaqësi të madhe të qytetarëve edhe nga puna e qeverisë së re./Gazeta Lajm

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme