Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” është anuluar pasi që avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarit Afrim Ismailloviq, Milica Grozdanovska, është në izolim.

Seanca e radhës është caktuar për më 13 nëntor, në të cilën do të dëshmojnë, dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, Angellço Georgievski dhe Islam Zekiri.