Apeli e rrëzon Trumpin, nuk e kthen ndalesën

Një gjykatë apeli në SHBA ka vendosur të enjten në mbrëmje për të vazhduar supsendimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes së banorëve nga 7 shtetet me shumicë myslimane në SHBA.

Vendimi në San Francisco ishte 3:0 kundër vendimit të Trumpit, raporton KTV.

“Shihemi në gjyq. Siguria e kombit tonë është në rrezik”, ka shkruar Presidenti Trump vetëm pak minuta pas publikimit të vendimit.

Administrata e tij pritet ta çojë rastin në Gjykatën Supreme, ku aktualisht 8 gjyqtarët janë të ndarë 4 në konservatorë e 4 liberalë. Urdhrin e Trumpit e hodhi poshtë para një javë Gjykatësi i Qarkut, James Robart. Dy nga gjykatësit e Apelit ishin emëruar nga Presidenti Obama e një tjetër nga George W.Bush.

Më 27 janar, Presidenti Trump nënshkroi urdhrin për ndalimin e hyrjes së banorëve të Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme