Apeli i GJKKO dënoi me 2 vite burg Fredi Belerin/ Flet ambasadorja greke: Shumë aspekte te kësaj çështje ngrejnë pikëpyetje…

Menjëherë pas vendimit të Apeli të GJKKO për të dënuar me dy vite burg Fredi Belerin, ka reaguar edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi.


Ajo u shpreh se sipas saj shumë aspekte në këtë çështje ngrejnë pikëpyetje.

Kamitsi shtoi se për Greqinë përparësi mbetet respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare.

Sipas saj, Beleri tanimë është një eurodeputet dhe është kërkesë demokratike që ai të ketë mundësinë të shkoi personalisht në punimet e PE duke filluar nga korriku.

Konstantina KAMITSI: Per fat të keq shumë aspekte te kësaj ceshtje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit,  sic është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.

Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve.

Përparësi për Greqinë mbetet gjithmonë respektimi i shtetit të së drejtës, respektimi i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parimet bazë të BE-së.

Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian.

Eshte një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht  në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme