Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës për lirim nga qelia

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin e bërë nga Namik Simixhiu, i cili kërkoi lirim nga qelia pasi Apeli i GJKKO-së e ktheu në burg, i lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës.


Gjykata e LARTE

“Mospranimin e rekursit të personit nën hetim Namik Samarxhiu, kundër urdhërit nr. 135 (87-2024-191), datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.

Shkalla e parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaçme. SPAK e ankimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe kërkoi rikthimin në qeli të Simixhiut, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Namik Simixhiu u arrestua në datë 8 dhjetor të vitit 2023, ku SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Ky i fundit ishte anëtar në komisionin për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, bashkë me Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kodin dhe Taulant Tushen, ndërsa kryetare ishte Valbona Ballgjini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme