Apeli i inxhinieres për shqiptarët: Fshini aplikacionin e tërmetit nga telefoni

Bozo kërkoi që të ndryshohet mënyra sesi ndërtohet në Shqipëri.

Ajo tha se kjo duhet bërë duke u nisur nga respektimi i të gjitha hallkave që nuk janë respektuar dhe sollën tragjedinë e 26 nëntorit.

Ndërsa kishte një apel edhe për qytetarët. Ajo u kërkoi të fshinë aplikacionin për tërmetet nga telefoni dhe të mbledhin mendjen për të mos i zënë paniku.

“Kam një apel njerëzit ta mbledhin mendjen të mos i zërë paniku sepse sipas të gjithave gjasave e madhja kaloi pasgoditje do ketë derisa të çlirohet energjia nga brendësia e tokës. Ta marrim me qetësi. Mos shikoni shumë aplikacionin që është vënë. Sapo shikoni 3.1 ose 2.7 thoni obobo. Çfarë është 3.1 asgjë. Nuk është gjë fare 3.1 apo 3.5 ne ndërtuesit se quajmë gjë fare. Nuk e ndjejnë fare që kanë rënë. Nuk e dinë njerëzit, shikojnë magnitudën sikur çfarë është. Kam një merak të madhe që ne që i kemi shprehur mendimet tona shpresojmë që diçka të ndryshojë, ose të ndryshojë shumë në mënyrën sesi ndërtohet në Shqipëri duke nisur që nga të gjitha hallkat që duhet të respektohen që nuk janë respektuar. Kjo është pasojë e kësaj pune. Duhet që specialistët më të mirë të bëjnë një draft t’ia çojnë qeverisë. Por duhet riorganizim tjetër sepse nuk funksionon kështu”, tha ajo në RTV Ora.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme