Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas vendimit të marrë nga apeli për të vuajtur dënimin me 1 vit heqje lirie, e cilësoi si një dënim politik.
Ai u shpreh se e gjithë kjo po bëhet përpara zgjedhjeve, por sipas tij do të jetë sërish në fushatë, edhe nëse do duhet nga burgu.
“Jam i dënuari i parë politik pas 34 vjetësh”, u shpreh Salianji.
Ervin Salianji: E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu.