Apeli liroi deputetët e Vetëvendosjes një ditë pas arrestimit

Të paligjshëm e konsideroi arrestimin e deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadajt, Sami Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje, raporton KTV.

Sipas Kurteshit, gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra, nuk do të mund të lëshonte një urdhër arrest për deputetët, pasi që kishte një kërkesë për shkarkimin e trupit gjykues, të bërë një ditë më herët.

Por, rreth tri orë pas konferencës së deputetit Kurteshi, ata u liruan nga Gjykata e Apelit.

Albin Kurtit e Donika Kadajt masa e paraburgimit u është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Derisa ndaj deputetes Albulena Haxhiu, nuk është caktuar ndonjë masë sigurie.

Ata u arrestuan të premten, derisa ishin duke shkuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, me urdhër-arrestin e lëshuar nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Shkak për këtë u bë mungesa e tyre në seancën gjyqësore, ku janë të akuzuar lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme