Apostolova: Be-ja po e ndihmon Kosovën për integrime evropiane

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në konferencën e organizuar nga KFOS-“ Ecje në për akull: Kushtëzime, sfida dhe reforma drejt BE-së”, ka thënë se Be është shumë e përkushtuar për të ardhmen e Kosovës në BE, raporton “Zeri.info”.

“Unë kam dëgjuar se be nuk po bënë shumë për Kosovën, jo kjo nuk është e vërtet.Kosova ka sfida shumë si p.sh: për liberalizimin e vizaave dhe qëndrimi jonë është të ndihmojmë. Kosova ka arritur progres për liberalizmin e vizave. Në saje të komisionit ka propozuar që Kosova të hyj në listën e shengenit dhe më pas të merret vendimi. Demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar janë kushte që Kosova duhet ti bëjë. Unë apeloj të partitë politikë që të shohin interesat ndërkombëtare dhe të punojnë” , ka thënë Apostolova. /Zeri/.