Apostolova: Kosova e ka mbështetjen e BE-së nëse vendi shkon në Zgjedhje

Shefja e Bashkimit Evropian në Kosovë Natalya Apostolova, ka deklaruar se Kosova e ka mbështetjen e BE-së nëse vendi shkon në Zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse zgjedhjet e parakohshme janë vullneti dhe dëshira e popullit, atëherë natyrisht që edhe ne do t’i mbështesim ato që vijnë nga vetë Kosova”, ka thënë Apostolova në një intervistë për Zërin.

Sipas saj, Bashkimi Evropian do të mbështeste çdo proces demokratik, mirëpo ka bërë thirrje për kujdes rreth kësaj ideje për shkak se rruga nuk është e qartë momentalisht.

Ajo ka folur edhe rreth Raportit të fundit të Progresit, të cilin e ka publikuar të mërkuren Komisioni Evropian.

Sipas saj, raporti është një pasqyrë reale e zhvillimeve në Kosovës, pasi që thotë se Kuvendi nuk ka funksionuar për një kohë të gjatë, ka pasur kundërthënie në mes të Qeverisë dhe partive opozitare. Ka përmendur edhe procedurat e përshpejtuara të Kuvendit, të cilat sipas saj nuk janë mënyrë demokratike e të funksionuari të institucioneve.

“Ky Raport vë theksin mbi këto probleme, por në të njëjtën kohë u bën thirrje të gjithë partnerëve politikë, të gjithë udhëheqësve politikë, të gjithë politikanëve që të tejkalojnë këtë krizë, të punojnë në Kuvend dhe të gjejnë një urë për ta tejkaluar këtë krizë”, deklaroi Apostolova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme