Apostolova njofton se BE-ja u detyrua të ndalë ndihmën 7.8 milionëshe për Mitrovicën e veriut

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Përfaqësuesja e saj speciale në Kosovë, Nataliya Apostolova, është detyruar të anulojë ndihmën financiare për Mitrovicën e veriut, në vlerë prej 7.8 milionë euro.

Këto mjete ishin parashikuar të ndahen për ndërtimin e qendrës kulturore dhe objektit të ri të universitetit në Mitrovicën veriore. Siç kanë thënë Zyra e BE-s në Kosovë, autoritetet lokale nuk kanë arritur të largojnë objektet e ndërtuara në mënyrë jolegale dhe të lirojnë hapësirën për fushat e punës.

Zyra e BE-së ka shprehur keqardhjen për anulimin e këtyre projekteve.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin e përfaqësues speciale të BE-së në Kosovë, për anulimin e ndihmës financiare për këtë komunë, duke thënë se ky vendim nuk ka të bëjë me largimin e objekteve, por me çështjen e revitalizimit të urës kryesore mbi lumin Ibër. Sipas tij, “ambasadorja Apostolova po luan sipas principit ‘shkopi dhe karota’, me të cilin ne nuk do të pajtohemi”.

“Arsyet e vërteta për një vendim të tillë janë këto: ajo kërkon që komuna jonë të vazhdojë me revitalizimin e urës, pa ndonjë garanci kur bëhet fjalë për ruajtjen e sigurisë të qytetarëve, gjë që është interes parësor për ne”, ka thënë Rakiq, përcjell REL.

“E dyta, e dërguara e BE-së, Apostolova, ka qenë e befasuar me insistimin tonë që të na sqarohet se si është e mundur që projekti për revitalizimin e urës të kushtojë 1.2 milionë euro, ndërkaq mbikëqyrja, të cilën e bën ekipi i saj, kushton 1.9 milionë euro, gjë që është shumë më tepër”, ka thënë Rakiq.

Ai ka rikujtuar se projektet të cilat komuna e Mitrovicës së veriut i ka marrë nga Zyra e BE-së, janë siguruar gjatë kohës deri sa në krye të kësaj zyre ka qenë Samuel Zhbogar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme