Apostolova rreth veprimeve të Beogradit: Normalizimi ka të bëjë me kontakte të lira

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se Dialogu i Brukselit nënkupton shkëmbimet dhe kontaktet e lira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka kërkuar që dy vendet të vazhdojnë dialogun që për synim ka normalizimin.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Kohës Ditore në lidhje me anulimin e ftesës për deputetët e Kosovës për pjesëmarrje në një konferencë të organizuar nga Kuvendi i Serbisë, Apostolova tha se “dialogu ka të bëjë me shkëmbimet dhe kontaktet e lira midis zyrtarëve, fqinjëve, qytetarëve dhe komuniteteve. Fqinjët janë të detyruar të bashkëveprojnë dhe të jetojnë së bashku, krah për krah, në mënyrë që të jetojnë një jetë normale”.

Ajo ka shtuar se, procesi i kontakteve të drejtpërdrejta dhe normale, është pjesë e çështjes më të madhe të pajtimit. “Populli i Kosovës dhe i Ballkanit do të përfitojnë shumë nga normalizimi, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, nga gjetja e një mënyre për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve të gjata dhe të dhimbshme”, ka shtuar shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë. Ajo ka kërkuar Kosova dhe Serbia të vazhdojnë dialogun, i cili do të qojë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të mbrojnë vlerat e BE-së, jo vetëm gjatë Ditës së Evropës por edhe ditëve tjera, dhe që të vazhdojnë punën e rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme