Apostolova: Sa paguani 75 milionë euro paga për zëvendësministrat, bëni reforma

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se është shqetësuese  numri i zëvendësministrave, prandaj sipas saj, 75 milionë euro për pagat e tyre është më mirë të shpenzohen për reforma të mirëfillta.

Këto komete ajo i bëri gjatë prezantimit të gjetjeve të “Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Ajo shtoi se nuk duhet të vonohet me këtë reformë pasi që vonohet edhe ndryshimi në gjenerata.

“Kosova është vendi që i ka 80 zëvendësministra, nuk dua të bëjë krahasime, por kuptoni çfarë po dua të them, kur ne shpenzojmë buxhetin 75 milionë do dëshirojmë të shohim se këto para të përdorën për reformë të mirëfilltë e jo për paga. Bëjë thirrje ta riorganizojmë administratën publike, që mos të bëjmë shpenzime për zëvendësministra”.

“Krahasuar me raportin paraprak Kosova nuk ka ecur përpara në zhvillimin e sistemit të arsimit dhe ne kemi vendosur ta bëjmë prioritet jo në afat të shkurtër, rezultatet e kësaj reforme do ti shohim pas disa viteve, nëse vonojmë këtë reformë do vonohet ndryshimi në gjenerata, rekomandimet e GIZ-it të merren seriozisht kjo varet nga ministri sa angazhohet ë stafin e tij t’i zbatojë rekomandimet, kemi nevojë për përkushtimin e ministrisë së financiare dhe administratës publike”, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme