Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, ka thënë se institucionet e Kosovës janë ato që po e izolojnë shtetin, duke mos ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, raporton KTV.
Ajo e ka quajtur të pabazuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se BE-ja po e lë anash Kosovën dhe rajonin.
Para se ta kritikojnë BE-në, Apostolova ka thënë se zyrtarët kosovarë duhet t’i kryejnë punët e veta.
“Marrëveshja e demarkacionit duhet të ratifikohet si çështje e interesit nacional, për të ndalur vetizolimin e Kosovës dhe për të ecur përtej interesave personale të disa qarqeve politike. Ndërsa, shfuqizimi i ligjit në të vërtetë shkakton një lloj moskredibiliteti të Kosovës si partner ndaj obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Apostolova.
Pa plotësim të këtyre kushteve, Kosova rrezikon të mos bëhet pjesë e strategjisë së BE-së për zgjerim, e cila do të prezantohet më 6 shkurt.
Për këtë, njohësja e integrimeve evropiane Jehona Lushaku Sadriu thotë se Kosova është vonuar.