“Apple” dhe “Foxconn” investojnë 7 miliard dollar në një fabrikë në SHBA

Vetëm katër ditë në pushtet dhe efekti Trump ka filluar të ndihet. Prodhuesi gjigant kinez, “Foxconn”, po konsideron që të investojë 7 miliard dollarë për të ndërtuar një fabrikë të re në SHBA, në të cilën do të montohen panele të sheshte ekranesh.

Raportet nga “The Wall Street Journal” dhe nga “Nikkei Asian Review” thonë se drejtori i “Foxconn”, Terry Gou, i diskutoi këto plane në një eveniment të kompanisë këtë fundjavë.

Nëse këto plane bëhen realitet mund të krijohen 30,000 deri në 50,000 vende pune. “Foxconn” ka që në 2014 që konsideron që të ndërtojë një fabrikë të tillë në SHBA, dhe Gou tha se që kompania të fillojë ti bëjë realitet këto plane tani, do të duheshin nxitje të konsiderueshme nga qeveria në formën e tokës dhe fuqisë së lirë shkruan “PCWorld”

Fabrika e re mund të jetë një investim i përbashkët me “Apple”, pasi “Foxconn” është partneri prodhues më i madh i “Apple” dhe ka fabrikën më të madhe të “iPhone” në botë me ulje të konsiderueshme taksash nga qeveria Kineze.

Çdo investim i “Apple” në këtë projekt do të ishte një fitore politike për Presidentin Donald Trump, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka folur kundër “Apple” për shkak se i ka migruar vendet e punës në Kinë.

Gou tha se rritja e këtij lloj proteksionizmi është e pashmangshme, por vuri në dyshim nëse konsumuesit Amerikan do të ishin të kënaqur që të përballonin kostot e sjellës së vendeve të punës në Amerikë.

“Në të ardhmen ato mund të paguajnë më shumë se 500 dollarë për një produkt Amerikan, por këto produkte nuk punojnë domosdoshmërish më mirë se një telefon 300 dollarësh,” tha Gou.

Gou tha se një fabrikë në Amerikë do të kishte përfitime për Foxconn sepse do të hiqte kostot e transportit të mallrave, por vuri në dukje se kompanisë do ti nevojiteshin nxitje financiare në mënyrë që marrëveshja të kishte kuptim ekonomik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme