Apple ka arritur një rekord të ri të shitjes së iPhone-ëve në Indi, duke shitur 2.5 milionë njësi, bën të ditur Counterpoint.
Në tremujorin e fundit të vitit që shkoi, kompania ka shitur 62 për qind të të gjitha pajisjeve ‘premium’ në Indi, me çmim prej mbi 450 dollarëve.
Megjithatë, në shitjet e përgjithshme, Apple nuk është as afër majës. Tregu indian në 2016 u dominua nga Samsung me 24 për qind e ndjekur nga Vivo me 10 për qind. Në vend të tretë ishin Xiaomi dhe Lenovo me nga 9 për qind.
Counterpoint bën të ditur se kompanitë kineze në kombinim kanë 46 për qind të tregut në 2016, ndërsa në vitin paraprak kishin vetëm 14 për qind.
Apple ende e ka të vështirë të arrijë përqindje të larta të tregjeve për shkak të çmimeve të larta dhe shpenzimeve të vogla për marketing.