Apple ka marrë primatin si shitësi më i madh i telefonave për herë të parë pas pesë vjetësh, duke mposhtur rivalin Samsung në shitjen e telefonave.
Marrjen e pozitës së parë i ndihmuan të hyrat nga telefoni i ri i Apple, iPhone 7 Plus. Gjiganti amerikan nga shitjet e telefonave ka fituar gati 18 miliardë dollarë, duke tejkaluar edhe parashikimet e Wall Street.
Suksesit të Apple i ka ndihmuar edhe fuqizimi i dollarit amerikan, megjithëse kompanitë si Apple shesin më shumë produkte jashtë Amerikës, por kjo ka detyruar kompaninë që të rrisë çmimet e këtyre produkteve.
Në çerekun e parë fiskal që përfundoi më 31 dhjetor, Apple ka shitur 78.29 milionë iPhonë, derisa në vitin 2015 kompania amerikane shiti 74.78 milionë iPhonë.
© KOHA