Apple po punon me krijimin e “syzeve smart”

E martë, 15 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Sipas Bloomberg, produkti do prezantohet në vitin 2018. Raportimet thonë se projekti ka avancuar aq shumë sa po bëhen biseda me furnizuesit.

Syzet smart do jenë të parat në kategorinë e Apple të udhëhequra nga Google në bashkëpunim me Google Glass. Ashtu si Google Glass, produkti më i ri i Apple do të jetë i drejtuar drejt bartjes së informacionit, si produktet që sjellin përvoja të ngjashme me realitetin, të cilat janë duke u zhvilluar akoma dhe më shumë nga Magic Leap dhe Microsoft Hololens.

Bloomberg ka deklaruar se syzet do shfaqin“pjesë të detajuara të realitetit”. Projekti është në fazat e tij të hershme të testimit.

Për të funksionuar siç duhet syzet do të lidhen me një iPhone, me qëllim që të mbajnë formën e kornizave elegante, pa shtuar pajisje elektronike të tepërta duke i shtuar peshën.

Një komponent kryesor i secilës prej syze smart të Apple do jenë lentet e tyre. Javën e kaluar, sipërmarrësi i Upload VR, Robert Scoble, shkroi në një postim në Facebook se partneri i syzeve me Apple është Carl Zeiss, kompania e së cilit prodhon një lente të quajtur Zeiss Smart Optics.

Carl Zeiss. Profili i tij në LinkedIn e liston atë si “Drejtor”, i cili merret me strategjitë e kompanisë Apple. Një zëdhënës i Zeiss nuk pranoi të komentonte mbi asnjë partneritet me Apple. “Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së vendeve të zhvilluara, do të përjetojnë AR ( realitetin e detajuar) çdo ditë, do bëhet pjesë e juaja si ushqimi që hani “, tha shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook muajin e kaluar në Utah.

Apple zhvillon gjithnjë projekte të cilat rezultojnë të suksesshme dhe blihen menjëherë. Kompania prestigjioze është duke punuar për integrimin e realitetit në pajisjen e saj dhe ka të ngjarë që të jetë produkti i parë i cili synon tregun e realitetit të detajuar./tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme