Apple Watch vitin e ardhshëm mund të bëhet me MicroLED

Teknologjia MicroLED mund të implementohet në Apple Watch nga viti i ardhshëm, raporton Nikkei.

Apple, sipas raportimeve, do të tentojë të implementojë teknologjinë në vitin 2018, ndërsa aktualisht po kryen testin e prodhimit.

Për shkak të procesit të komplikuar të microLED, teknologjia nuk do të përdoret në pajisje të tjera për një kohë të afërme. Apple do të bazohet në Samsung për panele OLED në telefonat e vet të mençur dhe në ndonjë moment mund të hedhet në microLED, në mënyrë që të varet më pak nga prodhuesit tjerë.

Pajisjet bartëse të kompanisë Apple aktualisht përdorin OLED, ndërsa sugjerohet se MicroLED do të mundësojë pamje më të ndritshme dhe më pak shpenzime.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme