Apple zgjedh Alibaba për të lançuar veçoritë e inteligjencës artificiale në Kinë

Apple do të punojë me gjigantin kinez të teknologjisë Alibaba për të shtrirë shërbimet e inteligjencës artificiale në tregun më të madh në botë për telefonat celularë, siç raporton CNN.


“Apple ka qenë shumë selektive. Ata kanë folur me një sërë kompanish në Kinë dhe në fund, ata zgjodhën të bëjnë biznes me ne. Ata duan të përdorin inteligjencën tonë artificiale (AI) për të fuqizuar telefonat e tyre”, tha Joe Tsai, kreu i Alibaba, ditën e sotme gjatë një fjalimi në Samitin e Qeverive Botërore në Dubai.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme si një afat kohor për publikimin apo nëse Alibaba do të jetë partneri ekskluziv.

Për shkak të çështjeve lokale të pajtueshmërisë dhe shqetësimeve rregullatore, Apple deri më tani ka qenë në gjendje të lëshojë shërbimin e saj të inteligjencës artificiale, Apple Intelligence, vetëm në tregje të kufizuara, duke përfshirë SHBA, Canda, MB dhe Australi.

Qeveria kineze urdhëron që operatorët e huaj të AI duhet të bashkëpunojnë me një kompani vendase dhe të marrin miratimin rregullator.

Apple ka humbur pjesën e tregut në Kinë ndaj rivalëve vendas si Huawei dhe Vivo. Lucas Zhong, analist kërkimor në Canalys, një firmë kërkimore tregu, tha se ndërsa shërbimet e AI pritet të ndihmojnë Apple të fitojë përdorues në Kinë, sfidat mbeten.

“Apple përballet me një peizazh konkurrues shumë më sfidues në Kinë, veçanërisht në mes të ringjalljes së fortë të Huawei. Mbështetja vetëm në shërbimet e inteligjencës artificiale mund të mos jetë e mjaftueshme për të kthyer fuqinë e saj” tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme