Apstolovo: Jemi të zhgënjyer me liderët e Kosovës, të hiqet taksa nga Haradinaj

Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se taksa 100% është njëra ndër vështirësitë të cilat iu janë krijuar zbatimit të MSA’së.


Apostolova ka kritikuar liderët shtetëror të Kosovës duke thënë se janë të zhgënjyer me ta, për mënyrën e vendimeve që kanë marrë kohën e fundit dhe menaxhimin e procesit të agjendës së MSA’së.

Ai këto deklarata i dha sot në kuadër të trevjetorit të MSA-së në Kosovë, ndërsa theksoi se tarifat e tilla e bëjnë Kosovën më pak vend atraktiv për të investuar, transmeton Gazeta Metro.

”Ne jemi të zhgënjyer me liderët shtetëror të Kosovës, për mënyrën e vendimeve dhe menaxhimit të procesit të kësaj agjende”, ka thënë Apostolova.

Apostolova ka thënë se taksa 100% ka shkelur marrëveshjen e CEFTA’s, kjo tarifë po i bënë dëm ekonomikisht vendit.

”Këtu përfshihet taksa 100%, e cila shkel marrëveshjen e CEFTA-s. Do të thotë që kushdo që bënë tarifa të tilla jo vetëm shteti i Kosovës por secili shtet tjetër, i bënë dëm ekonomikisht vendit”.

Ajo tha se BE është e zhgënjyer me Kosovën me investimet që ka bërë BE në vend, madje shumë procese sipas saj kanë dështuar duke mos u implementuar.

”Ne si BE për çdo vit ndajmë miliona për fusha të ndryshme për investime në Kosovë, por jemi të zhgënjyer për mënyrën e implementimit të këtyre projekteve të financuara, e disa edhe kanë deshtuar, janë anuluar si shkak i menaxhimit jo të mirë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme