Ar, armë, fishekë…të sekuestruar

Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar në DHKO pas hetimeve disa mujore dje ka ndërmarrë një operacion ku janë bastisur katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar katër argjendari dhe një veture e dy të dyshuarve meshkuj shqiptare shtetas të Maqedonisë që dyshohen për kontrabandim me mallra me metale të çmuara (ari dhe argjend) dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore .

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një veturë, një sasi ari dhe argjendi, dy pistoleta me karikatorë dhe 97 fishekë, dy peshore për matjen e arit, tre telefona mobilë si dhe dokumentacion të ndryshëm që ndërlidhen me rastin, njofton raporti policor.

Dy të dyshuarit shqiptarë me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme