Arabia Saudite nis ndërtimin e një kompleksi argëtues që tenton të tërheqë 1.5 milion vizitorë

Arabia Saudite ka mbajtur një ceremoni të rrallë të fillimit të ndërtimit të një ambienti argëtues, i cili përbën një tjetër hap në planet e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman për të hapur ekonominë e shtetit konservativ dhe për të ndryshuar politikat kulturore.

Trashëgimtari i fronit dhe mbreti saudit, Salman kanë marrë pjesë në ceremoninë e 28 prillit në Kidia, afër kryeqytetit Riad.

Komplesi argëtues, i cili synon të tërheqë 1.5 milion vizitorë brenda vitit, është ndërtuar në një hapësirë prej 334 kilometrash katrorë.

Pjesa e parë e hapësirës pritet të hapet më 2022.

Në këtë ambient do të ketë pishina, shtëpi pushimi, vende për organizimin e ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive.

I gjithë projekti pritet të kushtojë 8 miliardë dollarë.

Së fundmi, Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë pas 40 vitesh.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme