“Ne Prishtine afer ambasades Gjermane. Kosova, sikurse shume vende te tjera evropiane duhet te ndale me ligj bartjen e burkas. Angela Merkel, e arsyetoi me shume argumente pse duhet te merret ky vendim. Mbulesa e fytyres jo vetem ne Evrope por edhe ne disa vende muslimane eshte e ndaluar. Ne Egjipt nuk lejohet burka brenda institucioneve. Pra ky vendim nuk ka te beje me te drejtat e muslimaneve!”, kështu ka shkruar gazetarja Arbana Xharra në rrjetin e saj social duke ia bashkëngjitur edhe një foto.
Në Evropë nuk ka qëndrim të unifikuar rreth bartjes së burkas. Po ashtu, edhe Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut nuk ka pasur një qasje konkrete se si të veprojë me shtetet që kanë gjetur metoda ligjore për ta vënë në zbatim një ndalesë të tillë./Sakte.net