Arbana Xharra: Pacolli vetëm shtëpinë e tij mund ta shndërroj në hamam, jo edhe UP-në

Këshilltarja e Kadri Veselit, ish gazetarja Arbana Xharra thotë se Selim Pacolli, Fuad Ramiqi dhe soji i tyre mund të bëjnë edhe provokimet më të rënda si kjo me zëvendësimin e Universitetit me xhami plot kupola dhe askush as i qorton.

“Ai dhe tjerët e dinë se jo komuna, por UP, Ministritë dhe Qeveria janë kompetente për projekte dhe se Pacolli vetëm shtëpinë e tij mund ta shndërroj në hamam po deshti, por asgjë tjetër. Ky as që është qëllimi tij; çka ai bën është instrumentalizimi i ulët i myslimanëve për interesat e tij të ulta, pra për pare e vota”, thotë Xharra.

Sipas saj, pa provokime të llojit nuk e ndjek kush një si ai dhe të llojit. Vetëm duhet të pyetemi se kush qesh e fërkon duart me provokime të këtilla dhe ia dimë edhe shefat real menjëherë. Shokues nuk është provokimi i tij për mua, por kjo heshtje kaq poshtëruese e gjithë atyre që i ka nxjerr ai universitet”, ka thënë në fund Xharra.

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, e ka përsëritur idenë që të ndërtohet një objekt fetar brenda kampusit të tanishëm të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Sipas Pacollit, kjo do të bëhet vetëm atëherë kur të sigurohet hapësira e nevojshme për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme