Arbana Xharra sulmon Lëvizjen BESA: Parti e themeluar nga Erdogani

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” të Kosovës, Arbana Xharra në emisionin Top show në Top chanel, ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Ajo me këtë rast ka drejtuar kritika në adresë të Lëvizjes BESA, sipas së cilës po i fryn situatës dhe duke luajtur në kartën që tanimë e kundërshton Ivanovi, kur është fjala për platformën shqiptare.

“Dhe, çfarë ndodhë në ndërkohë, kemi reagim të Ivanovit dhe Gruevskit se kemi ndërhyrje të Shqipërisë në këtë proces. Dhe kësaj tani i fryn një parti tjetër që ka luajtur gjatë këtyre zhvillimeve që është BESA, një parti e financuar nga Erdogani dhe kemi një Lëvizje çuditërisht që brenda një periudhe të shkurtër e cila tani del indirekt në krahun e Gruevskit dhe luan në kartën që e kundërshton Ivanov dhe thotë se po kjo platformë është bërë nga z.Rama…”, ka thënë gazetarja kosovare, Arbana Xharra, transmeton Aktuale.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme