Gazetare: Ajnur Bafqari
Zv.kryeministri Arben Fetai, kuadër i lartë i ASH-së së Taravarit u prononcua pas disa ditësh pritjeje dhe spekulimesh. Ai thotë se një vit më parë morën një vendim të guximshëm, t’i prijnë ndryshimit kurse sot një vit më vonë, kanë po të njëjtin guxim. Fetai në një video mesazh siguron anëtarësinë se rruga e ASH-së nuk kalon ka Ahmeti.
“Anëtarësia po flet. Votuesit po flasin. Zëshëm, qartë, me kërkesë për drejtësi dhe për rrugë të pastër. Dhe unë ju them sot, me bindje të plotë:Jam këtu, në krah të secilit prej jush që nuk e pranon poshtërimin e shpresës sonë. Nuk do ta lejojmë BDI-në të kthehet si të mos ketë ndodhur asgjë. Ata duhet të përballen me të vërtetat që i kanë shmangur për dy dekada me radhë. Këtu nuk bëhet fjalë për individin. Këtu është në pyetje dinjiteti jonë kolektiv. Zëri im është zëri juaj. Zëri i Aleancës që nuk dorëzohet. Që nuk shitet. Që nuk frikësohet. Ne jemi zëri i rrugës së Arbnit. Dhe ajo rrugë nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti, e as nga askush që nuk ia do të mirën shqiptarëve”, tha Arben Fetai, Zv.kryeministër. /Alsat.mk